Progresi i ngadaltë i Italisë në luftën kundër Koronavirus është një paralajmërim

Këto ditët e fundit, mjekëve në qytetin e Breshias , qendra re e pandemisë së koronavirusit në veri të Italisë , iu janë ndezur shpresat në betejën kundër sëmundjes.

Atje virusi ka vrarë më shumë se 1.000 njerëz dhe numri i të infektuarve të pranuar në spitalin më të madh të qytetit ka filluar të bjerë, poshtë gjysmës deri në 50 në ditë, duke përforcuar bindjen se bllokimi ekstrem i imponuar i popullatës mund të funksionojë.

Por zyrtarët lokal besojnë se numri i vërtetë i të infektuarve me virus është ndoshta gjashtë herë më i lartë se shifra zyrtare – rreth 7,305. Ndaj ata janë duke ndërmarrë hapa të rinj: Ata që janë larguar nga spitali, por ende pozitivë për virusin dërgohen në institucionet e përkohshme të karantinës për dy javë përpara se të kthehen në shtëpi, një masë kjo që po aplikohet edhe në zona të tjera.

Më shumë se dy javë pasi Italia miratoi një karantinë mbarëkombëtare që mbetet më drastikja në Perëndim — njerëzve u ndalohet kryesisht largimi nga shtëpitë e tyre — rritja e infeksioneve të reja po ngadalësohet në përqindje një shifrore , duke qenë mesatarisht më e ulta krahasuar me një javë më parë.

Sidoqoftë, shenjat e përmirësimit janë të pabarabarta dhe të ngadalta, po të kihet parasysh që 919 njerëz të tjerë vdiqën këtë të premte , duke shënuar numrin më të lartë brenda një dite që nga dita e parë e shpërthimit të pandemisë. Kjo bëri që në Itali të numërohen gjithsej 9,134 të vdekur nga sëmundja – më e larta në botë.

Më shumë se 86,000 njerëz në Itali kanë rezultuar pozitiv deri më tani. Por kreu i shërbimeve të urgjencës tha se mendohet se mund të jenë infektuar deri në 650,000 italianë, shumë prej tyre asimptomatikë, që do të thotë se edhe masat më të forta shtesë për karantinën mund të dështojnë për të ndaluar përhapjen.

Përvoja e Italisë, e cila ka shërbyer si model për bllokimet në pjesën më të madhe të Perëndimit – tregon se masa të tilla janë shumë të ngadalta për të dhënë rezultate dhe në fund të fundit mund të mos arrijnë të mundin virus tërësisht.

Ky përfundim është i dobishëm edhe për vendet e tjera që duhet të vendosin mes karantinës dhe dëmit ekonomikë; se sa e vështirë të ngrihet popullësia e tyre,dhe si të llogaritet dëmi ekonomik përkatës.

“Kufizimet kishin një ndikim të madh. Është e vetmja gjë që na lejoi të mbijetojmë “, tha Alessandro Triboldi, drejtori i Spitalit Brescia Poliambulanza.

“Por kemi nevojë ende të fiksojmë në kokë se kemi përpara ende një kohë të gjatë deri në finale”, shtoi ai. “Në Kinë, u deshën dy muaj mbyllje të plotë për të zbritur në zero infektime. dhe se provinca Zhejiang e Kinës raportoi një infeksion të ri shtëpiak më 26 mars”, shton Triboldi.

Spitali qendror ne Breshia
Italiai miratoi masat e para të izolimit në 22 shkurt, duke karantifikuar 11 qytete në qendrën e shpërthimit, përkatësisht Lombardi dhe Veneto. Por sipas zyrtarëvë, pjesa më e madhe e vendit vazhdonte normalisht. Sipas të dhënave, rreth 40% e atyre që dilnin nga shtëpitë nuk iu përmbajtën rregullave të vendosura.

Më 10 mars, qeveria shtriu kufizimet në të gjithë vendin. Banorët mund të dilnin nga shtëpitë e tyre vetëm për të blerë ushqim ose ilaçe ose për të kërkuar kujdes mjekësor. Shkelësit do të përballeshin me gjobë deri në 3,000 € (3,900 dollarë) ose me burg.

Bllokimi i Italisë nuk është akoma aq i rreptë sa Kina dhe vendi nuk kanë adoptuar taktikat agresive që ndihmuan në ndalimin e virusit në Wuhan, ku mendohet se ka lindur pandemia. Atje, raste të buta ose të dyshuara, përfshirë të afërmit e shëndetshëm të të infektuarve, u vendosën në qendra karantine jo të plota si në hotele dhe shkolla.

Strukture emergjence e perkohshme jashte spitalit ne Breshia
Mjekët që trajtojnë pacientët me koronavirus janë ndarë nga familjet e tyre. Ndërsa atyre me simptoma të buta deri më tani u është thënë që të izolohen në shtëpi dhe shpesh testohen për virusin.

Përvoja e Italisë tregon se bllokimet në stilin perëndimor që nuk përfshijnë masat shtrënguese të Wuhan do të duhen të jenë më të gjata. Aq të gjata sa mund të jenë të gatshme shoqërtië e ktyre vende të tolorejnë për kohën se kur do të mbërrijnë rezultate e para që do të tregojnë se virusi është frenuar.

“Cështja është është për sa kohë do ta mbahet karantinën – tre, katër, pesë, gjashtë muaj ose më gjatë – kur ndërkohë eknomia po merr të tatëpjetën” thotë Dr. Gabor Kelen, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Emergjente në Johns Hopkins Medicine.

Zhgënjimi nga rezultatet e karantinës ka nxitur autoritetet në Veneto, rajoni në lindje të Lombardisë, të nis një fushatë të testimit masiv si një mënyrë për të kontrolluar shpërthimet, në mënyrë që më pas autoritetet të kenë mundësi të zbusin masat e karantinës.

Në të vërtetë, përvoja e qytetit të vogël të Vo ‘Euganeo ka treguar se testimet e gjera të shoqëruara me një bllokim mund të ndihmojnë për të zbutur virusin më shpejt sesa vetëm bllokimi. Vo ‘kishte vdekjen e parë në Itali nga koronavirusi.

Në 22 shkurt, në kohën kur autoritetet vendosën gjithë qytezën me 3.400 njerëzve nën një karantinë të vështirë, ku asnjë nuk lejohej të hynte ose të dilte, të gjithë u çmendën. “Si të mos çmendesh kur sheh postoblloqe në rrugë me ushtarakë dhe policë? “, thotë zonja Menaldo, një pronare dyqani që shet syze. “Tani e dimë që ato postblloqe na shpëtuan. Kjo duhej të ishte bërë menjëherë në pjesën tjetër të vendit ”.

Ndërsa Vo ra nën karantinë, Andrea Crisanti, një profesor i mikrobiologjisë dhe ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin e afërt të Padova, pa një mundësi. Dr Crisanti kishte zhvilluar një test për koronavirusin nga mesi i janarit duke përdorur informacione rreth virusit të bëra publikë nga mjekët kinezë.

Dr. Crisanti mbikëqyri testimin e 95% të banorëve të Vo ‘në ditët pas raportimit të infeksionit të parë. Ai zbuloi se 3% e popullsisë kishte qenë e infektuar dhe se pak më pak se gjysma e atyre që testuan pozitivisht ishin asimptomatikë. Dy javë më vonë, kur u testuan të gjithë, shkalla e infeksionit kishte rënë në 0,1%, me vetëm tetë infeksione të reja, të gjithë jetonin me njerëz të infektuar më parë.

“Mësimi kryesor nga Vo” është se kur keni një grup të infektuar, duhet të bëni një bllokim shumë agresiv dhe më pas të testoni sa më shumë njerëz, “thotë Dr. Crisanti.

Pas përfundimit të rezultateve nga Vo ‘, Veneto ka rritur numrin e testimeve në pjesën tjetër të rajonit dhe ka kryer rreth 84,000 testime krahasuar me 96,000 në Lombardi, i cila ka dyfishin e popullsisë dhe pesë herë më shumë infeksione të konfirmuara. Lombardia po ndjek direktivat e qeverisë për të provuar vetëm ata me simptoma.

Në përgjithësi, Italia ka realizuar afro 400,000 testime, një numër i lartë në krahasim me shumicën e vendeve të tjera evropiane. “Sidoqoftë, në shumicën e vendeve sëmundja është përhapur aq shpejt sa përdorimi i madh i testeve nuk arrin ë izoloj të infektuarit. Kjo thkeson nevojën për të lëvizur shpejt dhe me vendosmëri kur shfaqen infeksionet e para”, thonë ekspertët.

Kryetari i Bashkisë së Breshias thotë se “qyteti duhej të ishte mbyllur, por kjo u kuptua me shumë vonesë. Ndoshta tani qyteti do të kishte shpëtuar”.

“Vetëm pasi të kalojmë situatën emergjente, do të jemi në gjendje të testojmë më gjerësisht dhe të izolojmë ata që rezultojnë pozitiv,” tha Roberto Burioni, profesor i mikrobiologjisë dhe virologjisë në spitalin San Raffaele në Milano.

Wall Street Journal

SHKARKO APP