Prokurorët kërkojnë lirinë e gazetares gjermane

Mediat në Turqi thonë se prokurorët po kërkojnë që një gazetare gjermane e arrestuar në Turqi të lirohet nga burgu në pritje të rezultatit të gjykimit të saj mbi akuzat lidhur me terrorin.

Gazeta Evrensel tha se prokurorët kërkuan që Mesale Tolu të lirohet me kusht gjatë një seance të hënën e 18 dhjetorit.

33-vjeçarja  po gjykohet së bashku me 17 të pandehur të tjerë, të akuzuar për përfshirje në propagandë terroriste. Ajo i ka mohuar akuzat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para arrestimit të saj në maj, Tolu punonte si përkthyese dhe gazetare për agjencinë e lajmeve turke ETHA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo është në mesin e disa shtetasve gjermanë apo gjermano-turq të arrestuar në Turqi për shkaqe që Berlini i konsideron si politike. Rasti i saj është midis çështjeve që kanë vështirësuar marrëdhëniet midis Turqisë dhe Gjermanisë në muajt e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?