Prokurorët rusë refuzojnë nisjen e hetimeve: Nuk ka asnjë provë që Navalny u helmua

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Rusi tha të enjten se nuk kishte asnjë provë se ishte kryer krim kundër kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, i cili është në gjendje kome në një spital të Berlinit, ndërsa aleatët e tij thonë se u helmua.

Zyra shtoi se nuk kishte asnjë bazë për të hapur një hetim penal pas shtrimit në spital të Navalny në Rusi javën e kaluar.

Autoritetet gjermane kanë rënë dakord të bashkëpunojnë me Rusinë për rastin, shtoi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në një deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

44-vjeçari Navalny, u dërgua në Gjermani të shtunën pasi gjatë fluturimit nga qyteti siberian i Tomskit për në Moskë u sëmurë në avion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Spitali gjerman që po e trajtonte atë tha se ekzaminimi i tij fillestar mjekësor tregoi për helmim, megjithëse mjekët rusë që trajtuan Navalny në një spital siberian kanë kundërshtuar atë diagnozë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?