Prokurori i Përgjithshëm amerikan: Izolimi, shkelja më e madhe e lirive civile pas skllavërisë

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr, krahasoi izolimin e vendosur nga shtetet për shkak të koronavirusit me skllavërinë. Gjatë një fjalimi në Kolegjin “Hillsdale” atij iu kërkua të shpjegonte pengesat kushtetuese për pengimin e njerëzve për t’u grupuar, si në rastin e ceremonive fetare, gjatë pandemisë.

“Vendosja e një izolimi në nivel kombëtar, urdhri për të qëndruar në shtëpi, është sikur je dënuar me arrest shtëpie. Veç skllavërisë, që ishte një tjetër lloj kufizimi, kjo është ndërhyrja më e madhe te liritë civile në historinë amerikane”, tha Barr.

Ai akuzoi Guvernatorët e shteteve që me përdorimin e fuqive ekzekutive i kishin marrë frymën qytetarëve dhe bizneseve. Ai shtoi se ishte dakord me rregullin e mbajtjes së maskës, por jo me mbylljen e bizneseve.

SHKARKO APP