Prokurori që arrestoi ‘Ujqërit shqiptarë’: Ja pse më pushoi Trump

Një nga ish-prokurorët më të njohur në SHBA, ka rrëfyer për herë të parë se përse presidenti Donald Trump e pushoi nga puna.

Preet Bharara tha se kishte marrë disa telefonata të pazakonta nga presidenti.

Bharara tha se presidenti kishte kaluar kufirin e zakonshëm që ndan ekzekutivin dhe drejtësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bharara tha se u pushua nga puna pasi refuzoi t’i përgjigjej një telefonate të tretë nga Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E dini sa herë më ka marrë në telefon presidenti Obama gjatë shtatë viteve e gjysmë në detyrë? Zero. Sa telefonata pres nga presidenti? Asnjë, sepse detyra e tij nuk ka lidhje me punën time,” tha Bharara.

Bharara, një prej prokurorëve më të njohur në Nju Jork, ka goditur disa prej bandave më të tmerrshme.

Një prej tyre është banda famëkeqe e shqiptarëve, e njohur si “Tufa e ujqërve”.

Banda me qendër në Bronks ishte e njohur për trafikun e armëve dhe drogës.

Në vitin 2013, Bharara shpalli se edhe i fundmi i bandës, Frankie Frrokaj u dënua me 135 muaj burg.

Banda “Tufa e ujqërve” operoi në Nju Jork nga viti 2008 deri në vitin 2012.

Disa nga anëtarët e bandës ishin Christopher Ndrecaj, David Ndrecaj dhe Joseph Camaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?