Prokuroria belge kërkon ekstradimin e ish-Presidentit të Katalonjës

Është zhvilluar me dyer të mbyllura seanca dëgjimore në gjykatën belge, ndaj ish-Presidentit të Katalonjës, Carles Puidgemont, dhe 4 ish-ministrave të qeverisë së tij.

Në këtë seancë, prokurorët e çështjes kanë kërkuar ekstradimin e ish-Presidentit dhe 4 ish-ministrave në Spanjë, në mënyrë që të përballen me akuzat në lidhje me pavarësinë e Katalonjës.

Kujtojmë se Spanja ka lëshuar një urdhër arresti evropian për Puidgemot dhe 4 ish-ministrat e tij, ndërsa ata kundërshtuan këtë me arsyen se ndaj tyre nuk do të bëhej gjykim i drejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Seanca e sotme dëgjimore në Bruksel u zhvillua me dyer të mbyllura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritet që të dyja palët të apelojnë vendimin e gjykatës nëse ai bie në kundështim me interesat e tyre. Sipas ministrit të Drejtësisë belge çështja mund të zvarritet deri në tre muaj”, – raporton VOA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?