Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për biznesmenin e njohur turk

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për biznesmenin dhe filantropin Osman Kavala, i cili ndodhet prej dy vitesh në burg me akuzat për grusht shteti.

Kavala, një personazh i famshëm në qarqet intelektuale evropiane, akuzohet së bashku me 15 të tjerë si mbështetës të protestave antiqeveritare të vitit 2013, të ashtuquajturën “Lëvizja Gezi”.

Në dokumentet e paraqitura në gjykatë për seancën e radhës më 18 shkurt, prokurori kërkoi që Kavala dhe dy bashkë të pandehurit e tij të dënohen me burgim të përjetshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të theksohet se në dhjetor Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut kërkoi lirimin e menjëhershëm të Osman Kavalas, por drejtësia turke kundërshtoi vendimin dhe mbeti në arrest.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimi dhe gjykimi i biznesmenit, i cili akuzohet për financimin e protestave kundër presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, po shkakton shqetësim për aktivistët e të drejtave të njeriut si në Turqi ashtu edhe në Evropë.

Arrestimi i zgjatur i tij e ka bërë atë një simbol të shtypjes së shoqërisë civile në Turqi dhe spastrimeve masive, veçanërisht pas përpjekjes për grusht shteti në 2016.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?