Pronar i rezidencës që kushton rreth 1 miliard paund? Reagon Putin
Prej disa ditësh presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është akuzuar nga opozita se ka në pronësi një rezidencë që kushton 1 miliard paund. Rezidenca ndodhet në e Gelendzhik rajoni i Krasnodarit, pranë Detit të Zi.
Në lidhje me këto akuza, ka reaguar Putin i cili ka mohuar ato, duke sqaruar se rezidenca nuk është në pronësi të tij.
“Unë nuk e pashë këtë film thjesht sepse nuk kisha kohë të lirë, por pashë disa fragmente të zgjedhura nga këshilltarët e mi. Asnjë nga ato që përmenden në këtë video nuk më përket mua apo të afërmve të mi dhe nuk ka qenë kurrë. Kurrë”,- tha presidenti rus gjatë takimit përmes një telekonference që kishte me studentë të universitetit.
Putin i konsideroi akuzat si thashetheme për të “larë” trurin qytetarëve rusë.
“Këto të dhëna kanë qarkulluar për 10 vjet. Dhe tani, duke marrë parasysh që rasti është i përshtatshëm, ata i mblodhën ata dhe vendosën me të gjitha këto materiale për të larë trurin qytetarëve tanë,” tha presidenti rus.