Pronari i hotelit pushon nga puna 60% të punonjësve, Vuçiç e fut në “listë të zezë”
Ngrirja e aktivitetit ekonomik për shkak të masave shtrënguese për parandalimin e koronavirusit ka shkaktuar panik tek mjaft sipërmarrës që si zgjidhje për shmangien e falimentit kanë parë reduktimin e stafit.
Një veprim të tillë e ka bërë edhe Ivica Toncev, pronar i hotelit Nais në autostradën Beograd-Nish, i cili ka shkarkuar 60 përqind të punonjësve të tij.
Por me këtë vendim nuk ka rënë dakord presidenti serb Aleksandër Vuçiç .
Duke e konsideruar një skandal, ai ka deklaruar se biznesmeni nuk do të marrë asnjë mbështetje nga shteti serb.
“Siç mësojmë, Hoteli Nais, në pronësi të Ivica Tonçevit, ka hequr dorë nga 60 përqind e punëtorëve. Kjo është e drejta e tij, por për shkak të kësaj, ai nuk do të ketë absolutisht asnjë mbështetje nga shteti i Serbisë”.