Pronari i restorantit i kërkon të vendosë maskën, klienti i drejton armën

Në mes të pandemisë, një debate i fortë është nxitur mbi përdorimin e maskave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një pjesë e popullsisë amerikane refuzojnë të vendosin maskat në fytyrën e tyre dhe pjesa tjetër janë të tëbuar nga kjo sjellje qe bashkëqytetarët e tyre kanë.

Bob Palmgren, pronari i një restoranti ka qenë dëshmitar i një momenti të sikletshëm. Me një sjellje qytetare ai i’u drejtua klientit të tij duke i bërë thirje që të vendoste maskën mirëpo kjo kërkesë nuk u prit aspak mirë nga qytetari i cili më pas kishte nxjerrë armën duke refuzuar të vendoste maskën.

Mirëpo z.Palmgren nuk ishte frikësuar dhe kishte vazhduar duke i’u drejtuar klientit se koronavirusit nuk i intereson nëse keni armë apo jo. Njerëzit në Kanas, së bashku me ata që jetojnë në pjesëm më të madhe të vendit, tani u kërkohet që të mbajnë maskën në publik, pasi vetëm kështu do të ngadalëzojnë përhapjen e virusit.

Mirëpo shumica e njerëzve vazhdojnë të protesojnë për kët masa. Vetëm pak ditë më parë Donald Trup u shfaq në publik me maskë të vendosur duke thënë se maska duhet mbajtur nga qytetarët por do të jetë diçka vullnetare jo e detyrueshme.

SHKARKO APP