Prostituta gjendet e shkrumbuar në park, në krah mbante tatuazh emrin e një mashkulli shqiptar

Një grua 37 vjeçare është gjetur e vdekur në një park në Mougins (Alpes-Maritimes), në Francë. Trupi i saj pjesërisht i djegur dhe i zhveshur i përket një prostitute nga Evropa Lindore, raportojnë mediat franceze.

Viktima jetonte në rajon tha prokuroria në Grassë, e cila po heton për shkaqet e vdekjes.

“Viktima është identifikuar në 99.99%”, njoftoi prokurorja, Fabienne Atzori, e cila dha detajet e para rreth viktimës së gjetur mëngjesin e Krishtlindjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fabienne Atzori saktëson se “ky identifikim u lehtësua nga shenja dalluese që kishte veshur personi“.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një autopsi e viktimës duhet të kryhet të hënën. Sipas Nice-Matin, ajo kishte “një emër mashkulli shqiptar si tatuazh në njërin krah”.

Një kontroll u bë në qytet, vuri në dukje prokurorja, duke sqaruar se hetuesit po përpiqen të zbulojnë “kush kishte takuar këtë grua të re”.

Trupi u zbulua të mërkurën në mëngjes, nga një shëtitës. Hetimi iu besua brigadës hulumtuese të xhandarmërisë së Kanës dhe seksionit të kërkimit të xhandarmerisë së Marsejës, përmes antenës së saj lokale në Fréjus.

Asnjë zhdukje shqetësuese e grave të reja nuk ishte raportuar kohët e fundit në zonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?