FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta kundër presidentit Trump gjatë vizitës në Romë

Me një hashtag të shëprndarë në rrjetet sociale #RomaResist, qytetarët amerikanë që jetojnë në kryeqytetin italian Romë kanë nisur prej mbrëmjes së djeshme protestën e tyre Anti-Trump që do të vazhdojë deri në përfundimit të vizitës së tij.

 “Ky President nuk na përfaqëson dhe protesta jonë është në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve, të demokracisë, të medias, grave, shëndetësisë e besimit fetar“, deklarojnë organizatorët e protestës.

Me slloganet  “Bridges not walls”, “Ban travel for Trump”, shpresojnë që pas takimit me Atin e Shenjtë, politika e Presidentit amerikan të ndryshojw, shprehen protestuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin simbolik të Romës, mjaft pranë Koloseut, militantët e Frontit të Rinisë Komunist kanë vendosur një parullë gjigande “Trump not welcome”.Gjatë protstës ata u shprehën se “kush firmos marrëveshje 100 miliardë për të furnizuar me armë Arabinë Saudite është furnizuesi i parë i terrozimit, kush ngre mure kundër emigrantëve nuk është i mikpritur në Romë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe aktivistët e Greenpeace kanë protestuar gjatë natës së shkuar mjaft pranë mureve të Vatikanit nën slloganin “Planet Earth First”, për të kundërshtuar moton e qeverrisë Trump “America First!”.

“Presidenti amerikan ka reduktuar së fundmi mjaft rregulla të mbrojtjes së ambientit duke favorizuar shoqëritë e naftës e të karbonit”, shprehen aktivistët e Greenpeace.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?