Protesta më e madhe në Çeki që nga rënia e komunizmit, kërkohet largimi i kryeministrit

Sot është mbajtur protestë masive në Republikën Çeke. Rreth 50 mijë persona morën pjesë në protestën më të madhe që nga viti 1989, kur ishte rrëzuar komunisti. Ata po e kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit aktual, Andrej Babiš.

Protestuesit do të mblidhen në sheshin “Wenceslas”, ku para tridhjetë vjetësh u mbajtën protestat e revolucionit, të cilat i dhanë fund regjimit komunist në ish-Çekosllovaki.

Protesta e sotme është kryengritja më e re në vargun e disa tubimeve kundër kryeministrit dhe organizatorët thanë se ajo do të marrë edhe më shumë hov pas publikimit të raportit të auditorit të Komisionit Evropian, ku do të dalin në pah konfliktet e interesit për lidhjet e tij me një kompani të madhe.

Babis, i cili e mori detyrën e udhëheqësit të qeverisë më 2017 dhe është person i dytë më i pasur në Republikën Çeke, ka thënë disa herë se kurrë nuk do të japë dorëheqje.

Pasi policia rekomandoi në prill që kryeministri të hetohet për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian. Pas këtij veprimi të autoriteteve, kryeministri reagoi duke e shkarkuar ministrin e drejtësisë.

Vetëm në gjashtë javët e fundit, qytetarët kanë organizuar katër protesta masive kundër kryeministrit çek. Rreth 50 mijë persona morën pjesë në protestën që u mbajt para dy javësh në sheshin “Wenceslas”, shkruan “The Guardian”,

SHKARKO APP