Protesta në Argjentinë, 900 mijë të infektuar. Kriza ekonomike po gjunjëzon vendin

Mijëra persona kanë protestuar në Buenos Aires dhe qytete të tjera të Argjentinës kundër menaxhimit të pandemisë nga ana e qeverisë.

Vendi i Amerikës Latine ka vuajtur shumë nga karantina e gjatë, ndërkohë që ende sot shkollat dhe një pjesë e mirë e aktiviteteve mbeten të mbyllura.

Vendi ka kaluar 900 mijë të infektuarit në total, dje shënoi rreth 13 mijë të tillë, ndërkohë që viktimat ishin 386 në 24 orët e fundit, dhe pothuajse 25 mijë në total.

Në maj shteti deklaroi falimentimin pasi qeveria nuk arriti të pagojë 500 milionë dollarë kreditorëve të shumtë ndërkombëtarë, pjesë e vogël e rreth 60 miliardë dollarëve që përbëjnë borxhin e vendit.

SHKARKO APP