Protesta në Armeni, mijëra protestues futen në godinat qeveritare
Opozita në Armeni ka dalë në protesta të fuqishme në kërkim të dorëheqjes së kryeministrit, Nikol Pashinyan.
Gjatë një tubimi në kryeqytetin Jerevan, ata thyen kordonin e sigurisë dhe u futën brenda një godine qeveritare. Me mijëra qytetarë u përfshinë në këtë aksion. Javën e kaluar kryeministri Pashinyan paralajmëroi një tentativë për grusht shteti të ushtrisë.
Kundërshtarët politikë e fajësojnë atë për humbjen e Armenisë në përballjen me Azerbajxhanin, lidhur me rajonin e kontestuar, Nagorno-Karabak. Rusia ndërmjetësoi një marrëveshje paqeje pas luftimeve të vitit të kaluar, nga e cila Azerbajxhani fitoi terren.