Protesta në Francë, reforma e pensioneve do të krijojë një sistem më të drejtë
Kryeministri i Francës Edouard Philipe deklaroi se reforma për pensionet është e nevojshme për të krijuar një sistem të drejtë për të gjithë.
Kjo ka sjellë dhe reagimin e popullsisë të cilët deklarojnë se qytetarët do të jenë të detyruar të punojnë më shumë për të shmangur uljen e pagesave.
Philipe sqaroi se kjo do të hyjë në fuqi për persona të cilët dalin në pension duke filluar nga 2022 por nuk do të ndikojë tek ata që kanë lindur para vitit 1975.
Deklarata e kryeministrit erdhi në ditën e shtatë të protestave duke mos marrë parasysh irritimin e popullit.
Çfarë ndodhi?
Planet e presidentit Emmanuel Macron për një skemë universale pensionesh kanë hasur në kundërshti të fortë të qytetarëve.
Gjithçka është bllokuar nga greva të organizuar nga sindikatat, ndërsa është bllokuar për turistët edhe një nga atraksionet turistike në Paris, Kulla Eiffel.