Protesta, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiçit
Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt objektit të partisë së Aleksandar Vuçiç.
Qytetarët u mblodhën para ambienteve të SNS-së në rrugën Knez Milosh, jo shumë larg Shtabit të Përgjithshëm, ku u pritën nga një kordon i policisë.
Aktivistët e SNS-së së Vuçiç janë gjithashtu në vendngjarje, dhe një konflikt verbal është zhvilluar midis protestuesve dhe policisë, si dhe protestuesve dhe aktivistëve të SNS-së.
Qytetarët janë mbledhur në Nemanjina, në rreth-rrotullimin pranë GO Novi Beograd dhe tek Autokomanda.
KOHA JONË SONDAZH

