Protesta në Pakistan në mbështetje të palestinezëve
Mijëra pakistanezë marshuan në mbështetje të palestinezëve të premten ndërsa një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi pas 11 ditësh luftimesh. Duke hequr mënjanë kufizimet e lidhura me pandeminë e koronavirusit, njerëzit tundnin flamujt palestinezë dhe kishin në duar pankarta që shkruanin “Të gjithë bashkohen për të liruar Palestinën” dhe “Bojkotoni Izraelin”.
Protestat u zhvilluan shumë të organizuara nga grupe islamike, në një numër qytetesh në të gjithë vendin duke përfshirë Islamabad dhe Karaçi. Në Peshawar demonstruesit dogjën flamujt izraelitë. Shpërthimi i bombe që ndodhi në qytetin Chaman në provincën Balochistan afër kufirit afgan, plagosi 13 persona, tha shefi i policisë së rajonit, Jafar Khan, me Reuters.
“Çështja Palestineze është më shumë një çështje humanitare sesa një çështje fetare. Ju nuk keni nevojë të jeni mysliman ose i krishterë për të dënuar çdo gjë që po ndodh në Palestinë. Ju duhet të jeni një qenie njerëzore për ta dënuar atë”, tha ministri i Informacionit, Chaudhry Fawad Hussain të premten. Pakistani një vend kryesisht mysliman, nuk ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin.