Protesta për vdekjen e qytetarit, 47-vjeçari viktimë e dhunës brutale policore

Ndërhyrja brutale e policisë për të arrestuar një të dyshuar ka lënë të vdekur një qytetar afroamerikan dhe ka nxitur protestat kundër diskriminimit dhe racizmit në vend.

Dhuna e tepruar policore që i mori jetën një afroamerikani dy ditë më parë ka ndezur edhe njëherë tensionet me baza racore në Amerikë.

Mijëra banorë të qytetit verior të Mineapolisit u ngritën të martën në protesta kundër policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi nisi paqësisht, demonstrata precipitoi me kalimin e orëve në përplasje me forcat e rendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Turma lëshoi shishe me ujë dhe objekte të tjera të forta ndaj oficerëve, ndërsa këta të fundit kundërreaguan me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Shkak për përplasjet u bë vdekja e 47-vjeçarit George Floyd.

Ditën e hënë, policia kishte marrë informacione se i ndjeri ishte në tentativën për të kryer një mashtrim dhe në momentin e ndalimit pretendohet se u gjet nën efektin e alkoolit apo narkotikëve.

Sipas forcave të rendit, 47-vjeçari nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar.

Por momenti fatal erdhi kur i dyshuari u detyrua të mbahej pesë minuta shtrirë në tokë, me njërin prej oficerëve që i bllokonte qafën me gjurin e tij.

I ndjeri dhe qytetarët përreth ankoheshin se personi nuk po merrte dot frymë dhe po humbte ndjenjat, por thirrjet e tyre nuk u morën parasysh.

Me mbërritjen e ambulancës, autoritetet njoftuan se qytetari ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.

Policia kërkoi ndjesë dhe shkarkoi nga detyra katër oficerët e pranishëm në ngjarje.

“Jam para jush dhe qytetit të Mineapolisit për t’ju shprehur ngushëllimet më të thella. Shumica e burrave dhe grave që veshin këtë uniformë çdo ditë e kuptojnë rolin dhe marrëdhëniet që duhet të ruajmë me gjithë anëtarët e komunitetit tonë.”

Qytetarë dhe aktivistë kanë kërkuar që policët që shkaktuan vdekjen e 47-vjeçarit të ndiqen penalisht.

Incidenti i së hënës risolli në vëmendjen e publikut rastin e një tjetër afroamerikani që sërish do mbetej viktimë e dhunës brutale policore katër vite më parë pse po tregonte cigare në mënyrë ilegale.

Vdekja e tij sërish nxiti protesta dhe rebelime kombëtare, duke i dhënë hov lëvizjes për mbrojtjen e njerëzve me ngjyrë nga diskriminimi dhe racizmi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?