Protesta – Presidenti i Venezuelës sulmohet me vezë
Bota E Premte, 21 Maj 2021 00:13
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro është qëlluar me vezë dhe sende të tjera ndërsa ishte duke përshëndetur turmat e njerëzve në Bolivar.
Siç tregojnë edhe këto pamje ai ka qenë duke përshëndetur qytetarët, por ata ia kthyen duke e qëlluar me gurë dhe vezë.
Revolta qytetare vjen pas pakënaqësive të shtuara pasi e akuzojnë atë se ka kthyer Venezuelën në një diktaturë ku mungojnë ushqimet, ilaçet duke shkaktuar krizën më të keqe humanitare të historisë së vendit
Televizioni shtetor i venezueles ndërpreu transmetimet në momentin e incidentit.



KOHA JONË SONDAZH

