Protesta të dhunshme kundër presidentit në Kolumbi

Protestat anti-qeveritare në Kolumbi kanë marrë hov sërish, me raporte të shumta për të vdekur e të lënduar. Presidenti Ivan Duque urdhëroi vendosjen e shtetrrethimit në kryeqytetin, Bogota, ndërsa trazirat vazhdojnë pas marshimit që të enjten, nxori në rrugë rreth 250,000 vetë.

Protestat në Bogota përqëndrohen tek pakënaqësia ndaj qeverisë konservatore të Duque – një aleat kyç i Shteteve të Bashkuara; ato janë ushqyer edhe nga thashethemet për reformat ekonomike dhe e mungesa e veprimeve të qeverisë për të ndaluar korrupsionin apo vrasjen e aktivistëve të të drejtave të njeriut. Në një fjalim televiziv të mbajtur mbrëmjen e të premtes, presidenti deklaroi se do të nisë një “dialog kombëtar për forcimin e agjendës aktuale të politikave sociale” dhe “mbylljen e boshllëqeve në shoqëri”.

Sipas Duque, dialogu do të përfshijë të gjithë sektorët socialë dhe do të nisë nga java që vjen në qytete të ndryshme anekënd vendit. Presidenti urdhëroi gjithashtu “vendosjen e patrullave të përbashkëta të policisë dhe ushtrisë në zonat më kritike. Zemërimi ndaj ekzekutivit ka bërë bashkë sindikalistë, studentë, parti opozitare dhe organizata indigjene.

SHKARKO APP