Protestat e famshme që ndryshuan rrjedhën e historisë
Protesta dhe revoltë nuk janë parë veç në Shqipëri. E shkuara është e pasur me protesta, një pjesë e mirë e të cilave kanë rezultuar të suksesshme, bazuar në arritjet e asaj që synonin të bënin përmes revoltës. Historia ka treguar se protestat mund të ndryshojnë rrjedhën e gjërave nëse bëhen në formën e duhur, njerëzit janë të qartë në atë që kërkojnë dhe i bashkon të gjithë një qëllim- ndryshimi dhe një zgjedhje më e mirë!
Protestat e George Floyd
Kjo protestë nisi në 26 maj të 2020 në Minneapolis pas vrasjes së George Floyd, një afro-amerikan i vrarë barbarisht nga një efektiv policie, që i bllokoi frymëmarrjen për më shumë se 8 minuta duke i vendosur gjurin në qafë. Shumë shpejt, protestat morën nivel kombëtar dhe mijëra njerëz ju bashkuan revoltës kundër dhunës policore në më shumë se 50 shtete të SHBA-së. Deri në 3 qershor, protestat organizoheshin çdo natë, rezultati i të cilave çoi në 12 vdekje të tjera, plaçkitje, incidente dhe shpërndarjen e 20,000 trupave të Gardës Kombëtare në 24 shtete.
Marshimi i Grave
Më 21 janar të 2017-ës- një ditë pasi Donald Trump u shpall si presidenti i 45-të i Amerikës- më shumë se 470,000 njerëz marshuan në Washington, në mbështetje për të drejtat e grave dhe për të kundërshtuar deklaratat misogjeniste apo sjelljen e presidentit të ri asokohe. Protesta kishte qëllim t’i dilte në mbrojtje dhe të mbështeste çështje të tilla si si aborti, diversiteti dhe mbrojtja e grave nga abuzimet.
Të veshura me rozë, me kapele në formë veshësh dhe pankarta me mesazhe të forta në duar, marshimi i të shtunës synoi t’i tregojë presidentit Trump që gratë dhe vajzat nuk do jenë të përjashtuara nga vendimarrja në vitet e ardhshme. Turmat në rrugët e Uashingtonit mblodhën fillimisht rreth 500, 000 veta dhe vazhduan më pas në metro dhe zona të tjera ku i bashkangjiteshin vazhdimisht vajza dhe gra të tjera.
Marshimi fitoi mbështetje ndërkombëtare, me më shumë se 600 marshime të tjera të planifikuara në SHBA dhe 81 vende të tjera tjera, ekzaktësisht në të njëjtën ditë. Sipas ekspertëve pjesëmarrja e lartë në këtë protestë e bëri “Marshimin e Grave” protestën më të madhe të organizuar brenda një ditë në historinë e Amerikës.
Muri i Berlinit
Përçarja që kishte ndarë Berlinin perëndimor me atë lindor për plot 28-vjet mori fund 2 muaj pas protestave popullore në Gjermani. Presioni për të rrëzuar murin e famshëm sa vinte dhe rritej dhe në 1989, demostruesit ishin pika e fundit për qeverinë e Gjermanisë Lindore, e cila hapi portat më 9 nëntor.
Revolucioni Portokalli
Në fund të 2004-ës, mijëra njerëz mbushën sheshet kryesore të Kievit për të protestuar kundër zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë. Demostruesit vazhduan për 12 ditë rresh mes dëborës dhe të ftohtit derisa u vendos një rivotim që do të ndryshonte rezultatet dhe do të vendoste kandidatin opozitar (ngjyrat e partisë së të cilit ishin portokalli), në krye.