Protestat, Macron ”kërcënon” me mbylljen e rrjeteve sociale në Francë. Kritikët: Regjim autoritari
Presidenti francez, Emmanuel Macron po përballet me kritika të ashpra pasi kërcënoi me mbylljen e rrjeteve sociale, pasi sipas tij përdoreshin si mjete për të nxitur dhunë dhe trazira. Këtë situatë kritikët e kanë cilësuar si një regjim prej autoritari.
Zyrtarët e Elysée dhe ministrat e qeverisë këmbëngulin se presidenti nuk po kërcënonte një ndërprerje të përhershme të mediave sociale por me një pezullim të përkohshëm deri të përfundimin e protestave dhe trazirave në disa qytete të Francës.
“Ne duhet të mendojmë se si i përdorin të rinjtë rrjetet sociale, në familje, në shkollë. Për këto duhet të ketë ndalime… dhe kur gjërat të dalin jashtë kontrollit, ne do na duhet duhet t’i rregullojmë ose t’i ndërpresim ato”,-tha Macron në një takim të më shumë se 250 kryebashkiakë.
Qëndrimi i presidentit francez, erdhi fill pasi ministrat fajësuan të rinjtë që përdorin mediat sociale si Snapchat dhe TikTok se organizonin dhe inkurajonin protestat e dhunshme në Francë. Planifikimi i fundit ishte pas vrasjes së një adoleshenti 17-vjeçar me origjinë algjeriane. I mituri u vra gjatë ndalimit të trafikut të policisë në një periferi të Parisit javën e kaluar. Kritikët thanë se marrja në konsideratë e masave të tilla do ta vendoste Francën përkrah vendeve autoritare si Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut.