Protestat në Bejrut/ Plagosen 728 njerëz dhe vdes një polic

Kryeqyteti libanez, Bejruti është përfshirë nga protesta të dhunshme që prej 4 gushtit ditë në të cilën ndodhi shpërthimi që ka lënë të vdekur të paktën 157 persona dhe ka plagosur 6 mijë të tjerë.

Nga protestat e dhunshme ku qytetarët janë përplasur me policinë duke sulmuar edhe ndërtesat e disa ministrive në Bejrut, kanë mbetur të plagosur të paktën 728 njerëz. Policia është munduar të shpërndaj turmat në rrugët e Bejrutit qendror duke hedhur gaz lotsjellës mbi qytetarët që tentuan të futeshin edhe në ndërtesën e parlamentit. Dje u raportua se si shkak i prëleshjeve të ashpra ka mbetur i vdekur edhe një oficer policie.

Ditën e sotme udhëheqësit ndërkombëtarë do të zhvillojnë një takim për të diskutuar në lidhje me ndihmën, që do të japin për Bejrutin, pesë ditë pas shpërthimit masiv që shkatërroi kryeqytetin libanez. Konferenca virtuale e vendosur nga Franca dhe Kombet e Bashkuara ka nisur në orën 14:00. Ku në këtë takim mësohet se ka marrë pjesë edhe presidenti i Amerikës, Donald Trump.

SHKARKO APP