Protestat në Bjellorusi, Lukashenko sërish me kallashnikov

Dhjetra mijëra qytetarë pushtuan sërish rrugët e Bjellorusisë, duke u përleshur me policinë, në protestën e radhës kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko.

Një kordon i madh policor mbrojti zona të ndryshme si Sheshi i Pavarësisë në kryeqytetin Minsk, ndërsa Ministria e Brendshme raportoi të paktën 140 arrestime.

Lukashenko, i cili është në pushtet prej 26 vitesh, bëri me dije se nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe mohon mashtrimin në zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta e fundit përkoi dhe me ditëlindjen e 66 të Presidentit Lukashenko. Ky i fundit iu kundërpërgjigj kundërshtimeve me një mesazh të fortë. Lukashenko dha një prononcim për median ruse Ria Novosti, duke publikuar dhe një imazh të tij ndërsa mban një kallashnikov në dorë dhe veshur ka një jelek antiplumb.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?