Bjellorusia vijon të mos gjejë qetësi nga protestat që kanë përfshirë gjithë vendin.

Në një video të publikuar nga BBC, shihet qartë se policia nuk bën tolerime për askënd duke arrestuar me dhunë fëmijë.

Disa studentë të një universiteti në Minsk nisën një marshim pasditen e kësaj e të marte (1 shtator) në shenjë proteste kundër Aleksander Lukashenkos.

Ata u përplasën me një “mur” policie dhe oficerë të forcave speciale të cilët ndaluan dhe arrestuan me forcë të rinjtë.

Protestat antiqeveritare vijojnë që prej datës 9 gusht pas zgjedhjeve presidenciale ku Lukashenko fitoi sërish. Prej 26 vitesh ai qëndron në pushtet ndërkohë që qytetarët shprehen se ai është diktatori i fundit i mbetur në Europë.