Protestat në Bjellorusi, “rrëmbehet” figura e njohur e opozitës Maxim Znak

Një nga figurat e opozitës në Bjellorusi, avokati Maxim Znak është “rrèmbyer” nga disa burra të maskuar në kryeqytetin Minsk. Autoritetet bjelloruse thonë se ai, së bashku me Maria Kolesnikova, lidere e opozitës po mbahen nën dyshimin e demtimit të sígurisë kombëtare dhe destabilizimit të vendit.

Të dy janë udhëheqës të protestave masive që po zhvillohen në Bjellorusi që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Lukashenko. Maria Kolesnikova, është në parabùrgim pasi i rezistoi përpjekjeve të autoriteteve për të shkuar në Ukrainë në fillim të kësaj jave.

Mijëra njerëz janë árrèstuar në shtypjen e opozitës dhe mbështetësve të saj. Autoritetet njoftuan se një ditë më parë, 121 persona ishin árrèstuar nga pròtesta që po mbahet prej disa ditësh në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?