Protestat në Hong Kong, Kina paralajmëron: Kriza më e keqe që prej 1997-ës

Turistët apo personat që udhëtojnë drejt Hong Kongut janë paralajmëruar që të kenë kujdes. E gjitha kjo u shkaktua nga një deklaratë e Kinës ku thoshte se Hong Kongu po përjeton krizën më të keqe që prej kohës së kolonisë britanike në vitin 1997.

Departamenti Australian i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë tha: “Ekziston një rrezik i konfrontimeve të dhunshme mes protestuesve dhe policisë, ose mund të përfshihen individë të lidhur me kriminalitetin, vecanërisht në protestat të paautorizuara.”

Shteti i Irlandës, Britanisë dhe Japonisë kanë paralajmëruar që në korrik se udhëtimet drejt Hong Kongut mund të jenë të rrezikshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Hong Kong, ka disa muaj që protestuestit manifestojnë kundër projektligjit të diskutueshëm që lejon ekstradimin në territorin e Kinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrëmjen e së martës, policia e Hong Kongut u përplas me rreth 100 protestues pasi një drejtues i sindikatës studentore u arrestua për mbajtjen e një treguesi lazer.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?