Protestat në Minnesotas, policia arreston live gazetarin e CNN
Protestat dhe vandalizmi vazhdojnë në shtetin amerikan të Minnesotas, ndërsa për autoritetet po bëhet e vështirë të kontrollojnë zemëratën popullore. Në shtet është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe është dislokuar Garda Kombëtare. Herët të premten në incidente u përfshi edhe një ekip i televizionit CNN, i cili u ndalua shkurtimisht nga policia dhe më pas u lirua. Guvernatori i shtetit kërkoi ndjesë.
Një grup i televizionit amerikan CNN u ndalua shkurtimisht herët të premten nga policia amerikane në Minneapolis ndërsa transmetonte drejtpërdrejt protestat kundër racizmit dhe u lirua më pas. Policia nuk dha asnjë shpjegim për ndalimin e gazetarit Omar Jimenez dhe ekipit të tij.
Ai ishte duke raportuar për arrestimin dhe një protestuesi dhe hedhjen e gazit lotsjellës nga policia. Rreth një orë më pas ai u lirua, ndërsa guvernatori i shtetit të Minesotas kërkoi ndjesë për ngjarjen. Ndodhia e jashtëzakonshme që po transmetohej drejtpërdrejt mund të ndezë edhe më shumë tensionet në mbarë Shtetet e Bashkuara, ndërkohë në shumë qytete kanë filluar protestat kundër racizmit.
Protestat janë nxitur nga rasti i vdekjes së shtetasit afroamerikan, George Floyd. Ai humbi jetën ndërsa ishte ndaluar nga policia nën dyshimin se po paguante me një çek të falsifikuar.
Hetimi tregoi se çeku nuk ishte fals, ndërsa siç edhe është shfaqur në video, policia e mbyti duke i vendosur këmbën në qafë. Për shkak të vazhdimit të protestave dhe dhunës për të tretën natë me radhë, kreu i bashkisë së Minneapolis-it, Jacob Frey, urdhëroi tërheqjen e policisë.
Për ngjarjen me ekipin e xhirimit të CNN ndërhyri presidenti i rrjetit Adam Zucker që bisedoi me guvernatorin e Minnesotas Tim Walz. Ky i fundit më vonë kërkoi ndjesë. Gazetari Jimenez, vetë një afroamerikan e pyeti disa herë policinë ku të shkonte pasi trupat e shumta në rrugë kishin bllokuar kalimin.
Ngjarjet në Minnesota nxitën edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimin e Gardës Kombëtare. Ndërkohë presidenti Donald Trump propozoi që zjarrvënësit do të qëllohen. Më vonë Twitter-i e fshehu komentin e Trump-it me arsyetimin se ai nxit dhunën.
Protestat janë ndezur edhe në Louisville dhe Kentucky, ku policia ka njoftuar qëllimin e shtatë vetëve.