Protestat në Rusi, arrestohet gruaja e liderit të opozitës
Gruaja e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny ishte midis më shumë se 3,000 të arrestuarve të dielën gjatë protestave në të gjithë Rusinë që dënojnë burgimin e burrit të saj.
Yulia Navalny u arrestua gjatë një tubimi të madh në Moskë. Kjo është hera e dytë që ajo arrestohet brenda pak ditë gjatë protestave që kanë shpërthyer në vend, në mbështetje të burrit të saj 44-vjeçar i cili mbijetoi helmimit vitin e kaluar.
Zyrtarët bllokuan pjesën më të madhe të kryeqytetit, duke mbyllur stacionet e metrosë pranë Kremlinit, bllokuan trafikun e autobusëve dhe urdhëruan restorantet dhe dyqanet të qëndronin të mbyllura, ndërsa kërcënuan me dënime të forta me burg për protestuesit.
Megjithatë, mijëra njerëz dolën në rrugë të dielën, në shumë qytete duke sjellë në shfaqjen më të madhe, më të përhapur të pakënaqësisë që Rusia ka parë në vite.
Autoritetet njoftuan se kishin arrestuar 2,300 njerëz, një shifër që është rritur gjatë gjithë ditës në 11 zonat kohore të Rusisë. AP raporton më shumë se 3,200 arrestime.