Protestë masive – Qytetarët turq kundër arrestimeve të bëra pas grushtit të shtetit

Opozita turke ka zhvilluar një protestë masive e cila u realizua përmes një marshimi prej 450 kilometrash duke filluar nga Ankaraja për të përfunduar në Stamboll. Në tubimin ku morën pjesë qindra-mijëra persona, lideri i opozitës turke kritikoi veprimet e qeverisë pas grushtit të shtetit, duke thënë se përmes shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonshme, një person i vetëm mori në duar tre pushtetet, atë ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqsor. Pjesëmarrësit shprehën gjithashtu kritika për valën e gjerë të arrestimeve, shkarkimeve nga detyra, kufizimet në të drejtën e fjalës si dhe zbatimin e dobët të të drejtave themelore të njeriut.

Qindra-mijëra protestues përmbyllën marshimin prej afro 450 kilometrash në Turqi i cili nisi nga Ankaraja dhe përfundoi në Stamboll, një nismë kjo për të shprehur qëndrimin kundër veprimeve të ndërmarra nga qeveria turke pas grushtit të dështuar të shtetit.

Ky ka qënë tubimi më i madh në Turqi që prej arrestimeve të shumta dhe shkarkimeve nga detyra që janë udhëruar nga ekzekutivi për persona që akuzohen si mbështetës të klerikut Fetullah Gulen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marshimit që zgjati 25 ditë ju bashkuan një numër i konsiderueshëm qytetarësh, ndërkohë që në fjalën e tij lideri i opozitës dhe njëkohësisht udhëheqësi i protestës masive, Qemal Kilicdaroglu, kritikoi ndryshimin e sistemit qeverisës, kufizimet në fjalën e lirë, zbatimin e të drejtave themelore të njeriut si dhe mënyrën se si e ka administruar vendin partia e themeluar nga Erdogan, Drejtësi dhe Zhvillim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Qeveria përfitoi nga grushti i shtetit dhe nisi një tjetër grusht shteti që nisi në datë 20 korrik duke deklaruar gjëndjen e emergjencës. Në këtë mënyrë ata pushtuan sallën e parlamentit. Kjo gjëndje i ka dhënë pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor një personi të vetëm. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, mund të them se diskutimet nuk u bënë në mënyrë të lirë ndërkohë që edhe këtu u shfrytëzua periudha pas grushtit të shtetit.”

Qytetarët kanë kundërshtuar gjithashtu, atë që e quajnë një tendencë të qeverisë aktuale për të devijuar nga parimet e sekularizimit.

Për këtë arsye, ata mbanin në duar postera të mëdhenj të themeluesit të republikës moderne turke, Mustafa Kemal Attaturk.

Protesta masive, sipas organizatorëve, nuk do të jetë e fundit, por nisma e një vale të gjerë demonstratash të cilat do të shtohen gjatë muajve në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?