Protestë para qeverisë në Maqedoninë e Veriut, nxënësit janë kundër mësimit online: Të jetë i kombinuar

Nxënësit në Maqedoninë e Veriut janë kundër mësimit online. Sot është mbajtur protesta para qeverisë ku dhe nxënësit kanë dalë me disa kërkesa të qarta.

Ata kërkojnë që për klasat nga e 4-ta e lart mësimi mos jetë vetëm online siç parashikohet në urdhërin e Ministrisë së Shëndëtësisë, por edhe i kombinuar.

Po ashtu ata kanë paralajmëruar se nga 1 tetori ata do të bojkotojnë mësimin online duke e refuzuar atë kategorikisht në rast se nuk rikthehen edhe në shkolla.
Pritet që këto protesta të vijojnë dhe të shtohen edhe në qytete të tjera pasi nxënësi tjanë të indinjuar nga urdhri i MSH të Maqedonisë së Veriut për të nisur vitin shkollor nga shtëpia.

SHKARKO APP