Prova bërthamore e Koresë – Trump: Asnjë biznes me ata që ndihmojnë Penianin. Sulm? Do të shohim
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderojnë të gjithë mundësitë për tu kundërpërgjigjur ndaj Koresë së Veriut pas provës së raketave.
“Ne do të shohim”ishte reagimi i Presidentit Donald Trump ndaj atyre që e pyetën për një sulm të mundshëm ndaj Phenianit.
Trump më pas njoftoi se do të takohet me udhëheqëst ushtarakë.
“SHBA po konsideron gjithashtu mundësinë për ti dhënë fund të gjitha marrëdhgënieve të biznesit me çdo vend që ka biznes me Korenë e Veriut,” tha presidenti amerikan.
Situata nuk ëhstë kaluar pa shqetësim dhe nga BE. Kryeministrat e Gjermanisë, Italisë kanë pasur një komunikim telefonik me presidentin francez.
“Italia dhe Gjermania ndajnë të njëjtin qëndrim me Francën mbi nevojën për një reagim të fortë ndërkombëtar rreth zhvillimit të mëtejshëm të programit bërthamor të Koresë së Veriut. Një fakt i tillë do ti bëhet i ditur edhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe BE, i cili do të duhet të miratojë sanksione të reja kundër Phenianit” thanë autoritetet nga Parisi lidhur me komunimin e lidervë.
Koreja e Veriut kreu të dielën provën e gjashtë bërthamore, duke thënë se ka shpërthyer me sukses bombën bërthamore me hidrogjen, që mund të vendoset në një raketë ndërkontinentale.
Në një njoftim të agjencisë shtetërore të lajmeve të Phenianit KCNA, thuhet se bomba me hidrogjen, e përgatitur për t’u përshtatur me një raketë ndërkontinentale (ICMB) është në përputhje me planin e Partisë së Punëtorëve për ngritjen e një force strategjike bërthamore”.
Televizioni shtetëror koreano-verior tha se prova e bombës ishte “sukses i përkryer”, ndërsa theksoi se nuk ka radioaktivitet në atmosferë pas provës, një gjë që avionët amerikanë dhe japonezë me pajisje të posaçme po provojnë ta vërtetojnë.

KOHA JONË SONDAZH

