Pse Biden duhet të ndalojë retorikën e Erdogan për terrorizmin

Nga Irwin Cotler and Enes Kanter, CNN

Pasi 13 pengje turq u gjetën të vdekur në pjesën veriore të Irakut në 14 Shkurt, Turqia arrestoi qindra njerëz, përfshirë anëtarë të shquar të Partisë Demokratike  të Popujve (HDP) të opozitës pro-kurde.

Qeveria madje hapi hetime ndaj anëtarëve të parlamentit të HDP dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut Huda Kaya dhe Omer Faruk Gergerlioglu, të cilët kishin luftuar në mënyrë aktive së bashku me familjet e viktimave për t’i sjellë pengjet në shtëpi të sigurt.

Zëdhënësi i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se HDP ishte “një dhe e njëjta” me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila është cilësuar si një grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe vendet e tjera perëndimore. (HDP ka mohuar akuzat).

Erdogan nga ana tjetër vazhdoi të akuzonte SHBA-në për mbështetjen e terroristëve. Sado të çuditshme mund të duken këto akuza, ato ndjekin modelin e gjatë të Erdoganit për të abuzuar me retorikën e “antiterrorizmit” duke justifikuar shtypjen e qeverisë, për të kryer disa nga mizoritë më të këqija në një strategji pothuajse të veçantë për t’u kapur pas pushtetit.

Presidenti Joe Biden nuk mund ta lejojë Turqinë të vazhdojë të abuzojë me terminologjinë që ndikon në sigurinë kombëtare të SHBA-së, veçanërisht kur Turqia i drejton ato akuza ndaj vetë qeverisë amerikane.

Shkalla e madhe e burimeve qeveritare  për të shtypur lirinë e fjalës nën mbulesën e antiterrorizmit është befasuese. Turqia ka akuzuar  785 akademikë me akuzat e përhapjes së propagandës terroriste thjesht për nënshkrimin e një letre të hapur që promovon paqen në juglindjen e vendit në 2016.

Që atëherë, rreth 6,000 akademikë janë pushuar nga puna si pjesë e spastrimit më të gjerë të profesionistëve. Dhe këtë vit, Turqia arrestoi më shumë se 560 studentë për demonstrime paqësore kundër emërimit nga Erdogan të një rektori të qeverisë, i cili as nuk u zgjodh dhe as nuk plotësoi kriteret akademike, në Universitetin Bogaziçi, Harvard të Turqisë.

Në pesë vitet e fundit, Turqia vazhdimisht është renditur si shteti më i keq kundrejt lirisë së  gazetarëve në botë, pasi ka burgosur më shumë se 200 reporterë dhe punonjës mediatik kryesisht nën akuza të terrorizmit ose “fyerje ndaj presidentit”.

Deri në fund të vitit 2020, viti që regjistroi një numër rekord të gazetarëve të burgosur në të gjithë botën, Human Rights Watch raportoi se rreth 87 gazetarë dhe punonjës  turq të medias ndodheshin në paraburgim ose vuanin dënime për vepra terroriste për shkak të punës së tyre.

Sipas Raportit Vjetor të Monitorimit të Mediave të Shoqatës Turke të Gazetarëve, një në gjashtë gazetarë aktualisht po gjykohet në Turqi. Që nga viti 2016, të paktën 160 media janë mbyllur. Përfaqësuesi i Gazetarëve pa Kufij (RSF) i Turqisë, Erol Onderoglu, përgjegjës për monitorimin dhe mbrojtjen e lirisë së shtypit në vend, aktualisht po gjykohet dhe mund të përballet  me 14 vite burg nën akuzën e terrorizmit.

Can Dundar, një tjetër gazetar i shquar dhe redaktor i një gazete që ka parë të burgosur gati gjysmën e stafit të saj, u dënua në dhjetor me më shumë se 27 vite burg nën akuzat e terrorizmit.

Në nëntor, një gjykatë e apelit la në fuqi dënimin me burg të përjetshëm  kundër Hidayet Karaca, një gazetar dhe president i një grupi transmetimi televiziv tashmë të mbyllur. Më 15 shkurt, tre ish-punonjës të një gazete të mbyllur, së bashku me kryeredaktorin dhe avokatin e të drejtave të njeriut Eren Keskin, u dënuan me 20 vite e 10 muaj burg së bashku.

Qeveria po godet mediat sociale dhe mijëra mund të arrestohen dhe akuzohen për fyerjen e Presidentit ose përhapjen e propagandës terroriste.

Human Rights Watch tha se qindra janë duke u hetuar ose ndaluar nga policia për postimet në rrjetet sociale që mendohet se “krijojnë frikë dhe panik” në lidhje me Covid-19, disa prej të cilave përfshinin kritika ndaj reagimit të qeverisë ndaj pandemisë.

Një ekspert ligjor kibernetik  tha për The Guardian se autoritetet tashmë kanë bllokuar më shumë se 400,000 faqe në internet dhe tani po zgjerojnë censurimin në internet nën një ligj distopian të miratuar së fundmi që pritet t’i japë më shumë kontroll qeverisë mbi kompanitë e mediave sociale dhe përmbajtjen e tyre në internet.

Lëvizja Hizmet, një lëvizje shoqërore që përqendrohet në dialogun ndërfetar, punën humanitare dhe arsimin, të udhëhequr nga kleriku me bazë në SHBA Fethullah Gulen , po synon gjithnjë e më shumë etiketën e terrorizmit.

Ndërsa Erdogan fajëson Gylenin për përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit në 2016, Gylen ka mohuar çdo përfshirje dhe bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar.

Sipas shifrave të qeverisë nga korriku 2020, afërsisht 133,000 njerëz ishin nën hetim penal dhe 58,000 ishin në gjyq për terrorizëm në rastet e lidhura me lëvizjen. Midis atyre, 26,000 po mbahen në burg.

Qeveria po synon gjithnjë e më shumë ata që guxojnë të flasin ose të mbrojnë këto raste, duke përfshirë Taner Kılıç , kryetar i Amnesty International Turkey, i cili u dënua me më shumë se gjashtë vite burg vitin e kaluar.

Tani ekzistojnë 450 avokatë që vuajnë dënime për akuzat e terrorizmit. Në një ditë të vetme në shtator, autoritetet arrestuan 47 avokatë në shtëpitë e tyre mbi këto akuza. Një muaj më parë, avokati i guximshëm për të drejtat e njeriut Ebru Timtik,i cili u dënua së bashku me 17 avokatë të tjerë nën akuzat e terrorizmit,  dhe vdiq gjatë një greve urie.

Gjatë pandemisë, qeveria rrezikoi jetën e dhjetëra mijëra të burgosurve të tjerë politikë, duke i mbajtur ata në burgjet e mbipopulluara. Autoritetet gjithashtu po ushqejnë një kulturë të mosndëshkimit duke hedhur poshtë raportet në rritje të torturave dhe zhdukjet  kundër viktimave të pretenduara që ata pretendojnë se janë terroristë ose duke refuzuar të hetojnë, sipas Human Rights Watch.

Turqia tani po zgjeron fuqitë e saj për të shtypur shoqërinë civile nën maskën e “luftës kundër terrorizmit” me një projekt-ligj të ri që autorizon qeverinë të bllokojë dhurimet dhe pasuritë e organizatave jo-qeveritare si grupet e të drejtave të njeriut dhe t’i mbyllë ato nëse anëtarët akuzohen për terrorizëm.

Ligji u miratua pasi Turqia  mbylli dhe sekuestroi pasuritë e të paktën 1,500 OJQ-ve midis 2016 dhe 2019. Në dritën e provave të qarta të abuzimeve bruto të të drejtave të njeriut, administrata e Biden duhet të përdorë ligjin “Global Magnitsky për Përgjegjësinë për të Drejtat e Njeriut”, për të vendosur sanksione ndaj çdo zyrtari turk që është përfshirë në akuzat për abuzim të të drejtave të njeriut ose korrupsion.

Kur Presidenti Biden  të komunikojë me Erdoganin, ai duhet t’i kërkojë që Turqia të shfuqizojë Ligjin e saj Anti-Terror  dhe t’i japë fund abuzimit  nga ana e qeverisë për të nënshtruar njerëzit e saj.

SHBA nuk mund të bashkëpunojë për çështjet e sigurisë me një vend që ka justifikuar abuzimet e të drejtave të njeriut nën maskën e antiterrorizmit dhe ka humbur të gjithë besueshmërinë për kërcënimet reale të terrorit – duke minuar kështu aleancën më të gjerë të NATO-s.

Biden duhet gjithashtu të bëjë presion për lirimin e të burgosurve politikë dhe duhet t’i kërkojë qeverisë turke të “japë fund shtypjes  ndaj disidentëve … të lirojë të burgosurit politikë … ”

Përndryshe, Turqia do të vazhdojë të shfrytëzojë tragjedi të tilla si vdekjet e pengjeve për të theksuar edhe  më tej sundimin e Erdogan përmes maskës së “antiterrorizmit” në dëm të qytetarëve të saj. (abcnews.al)

SHKARKO APP