Pse dështoi Gjukanoviç, Gazetari: Dy deputetët shqiptarë s’kanë peshë politike

Një fitore e pritur ishte ajo e opozitës malazeze në zgjedhjet e 30 gushtit 2020. Gazetari Ismet Kaballa në një intervistë për Ora News tregon shkaqet që penalizuan humbjen e Gjukanoviç.

Ismet Kaballa: “Fitorja e opozitës në Mal të Zi sipas të gjitha sondazheve dhe analizave ishte e pritur. Muajt e fundit kemi pasur disa zhvillime qe lidhen me miratimin e ligjit për komunitetet fetare që ngjalli pakënaqësi në partitë pro serbe. Faktor me rëndësi ishte dhe menaxhimi i pandemisë dhe mos hapja e Malit të Zi për turizmin, për shkak të pandemisë. Ishte një referendum i ri për të parë vullnetin e popullsisë së shtetasve të Malit të Zi”.

Shqiptarët kanë arritur të marrin dy deputetë, ndryshe nga sesioni i kaluar parlamentar kur kishin vetëm një deputet, dhe gazetari Kallaba thote se shqiptarët duhet të kishin marrë më shumë që të ishin faktorë decizivë.

Ismet Kaballa: “Dy koalicionet shqiptare siguruan dy deputetë, dhe kanë rritje në krahasim me parlamentin e kaluar por nëse kemi parasysh faktin që shqiptarët përbëjnë 4.91% të popullatës së përgjithshme të Malit të Zi, ky numër është shumë më i vogël  sesa duhej të kishin në realitet.

Partitë shqiptare kanë pritur të ishin decizivë në formimin e qeverisë së re të Malit të Zi por në rrethanat ekzistuese, fitimi i dy deputetëve nuk ka ndonjë peshë politike e ndikim, aq më tepër që mundësinë për krijimin e qeverisë e kanë partitë të orientuara pro serbe. Në këtë mënyrë është  e vështirë që partitë shqiptare të jenë pjesë e qeverisjes me partitë pro serbe në të ardhmen.

Pse dështoi Milo Gjukanoviç? – Analiza e gazetarit Ismet Kallaba

SHKARKO APP