Pse Europa po ”digjet” nga i nxehti? Studimi: Shkak rrymat ajrore
I nxehti afrikan ka ”zbarkuar” në Spanjë, Britaninë e Madhe dhe Francë. Këtë verë rritja e temperaturave u përkeqësua nga ndryshimet në rrjedhën e rrymave ajrore, erërat e forta perëndimore që fryjnë mbi sipërfaqen e planetit, theksuan një mënyrë tjetër në të cilën ngrohja globale mund të ndryshojë klimën .
Europa Perëndimore është një pikë e nxehtë e valëve përvëluese, me ngjarje ekstreme të temperaturës së lartë që rriten tre deri në katër herë më shpejt se kudo tjetër gjatë 42 viteve të fundit, sipas një studimi të botuar në Nature Communications.
Në këtë studim për herë të parë moti u lidh me lëvizjen e rrymave ajrore në hemisferën veriore. “Rrymat ajrore mund të shkaktohen nga një sërë arsyesh. Rritja e ndryshimit të temperaturës midis tokës dhe oqeanit favorizon qëndrueshmërinë e rrymave ajrore në verë”,-tha bashkëautori Dim Coumou.