“Pse je gjithmonë kaq negativ?”. Biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu pas miratimit të planit nga Hamasi

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu patën një bisedë telefonike të ngarkuar emocionale pas miratimit me kusht të planit amerikan të paqes nga Hamasi.

Trump, i entuziazmuar nga ky zhvillim, e kontaktoi Netanyahun për t’i përcjellë këtë lajm, por përgjigja e udhëheqësit izraelit ishte e ftohtë dhe skeptike.  Sipas raportimeve të Axios, Netanyahu i tha Trump-it se “nuk kishte asgjë për të festuar” dhe se kjo nuk do të ndryshonte shumë rreth situatës.

Reagimi i presidentit amerikan ishte i drejtpërdrejtë dhe energjik: “Nuk e kuptoj pse je gjithmonë kaq negativ. Kjo është një fitore. Merre me vete,” -citohet të ketë thënë Trump, duke shprehur padurimin dhe dëshirën për të parë përparim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?