Pse ka kaq shumë shpërthime të koronavirusit në impiantet e përpunimit të mishit?

Këtë javë 170 punëtorë në një fabrikë të përpunimit të mishit të derrit në Cornwall rezultuan pozitivë për Covid-19. Shumica e atyre që rezultuan pozitivë nuk ishin në dijeni se kishin Covid-19 dhe nuk po shfaqnin simptoma.

Ky është rasti i fundit në  një linjë të gjatë të fabrikave të përpunimit të mishit në të gjithë botën që kanë përjetuar shpërthime, përfshirë në Gjermani, Francë, Spanjë dhe SHBA.

Atëherë, çfarë i bën ata kaq të prekshëm?

“Fabrikat dhe, në veçanti, zonat e brendshme të cilat janë të ftohta dhe të lagura, janë mjedise perfekte për përhapjen e koronavirusit “, sipas Laërence Young, Profesor i Onkologjisë Molekulare në Universitetin e Warwick.

SHKARKO APP