Pse Obama heq unazën para takimit me turmat e njerëzve? (VIDEO)

Një skene që nuk i ka shpëtuar syrit të njerëzve dhe mediave ka ndodhur në Karolinën e Veriut gjatë një vizite të presidentit Barak Obama.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ecte drejt turmës së njerëzve për të shtrënguar duart, ai shihet teksa heq nga gishti unazën e martesës. Gjesti në fjalë është pikasur nga reporteri David Nakamura, i cili e ka postuar videon në “Twitter”.

“A është kjo një shenjë e problemeve që ka ai me Zonjën e Parë Mishel?”, pyet gazetari. Pak gjasa që kjo të jetë e vërtetë, pasi heqja e objekteve të tilla nga duart është pjesë e protokollit të presidentëve të SHBA-ve.

Të mos harrojmë që një tjetër president, Xhorxh W. Bush hoqi orën nga dorë në një takim me banorët e Fushë-Krujës. Pas këtij lajmi shumë media spekuluan se ora i ishte grabitur nga qytetarët, çka rezultoi e pavërtetë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=YxVEmcXJOak” width=”360″ height=”315″]

 

//

SHKARKO APP