“Pse s’ka borë në çati?”; Zbulohet laboratori me kanabis (FOTO)
Mes çative të shumë shtëpive në West Yorkshire të Anglisë binte në sy njëra, e cila në ndryshim nga të gjitha të tjerat në këto ditë të ftohta dhe me dëborë që ka pushtuar Britaninë, ishte e pastër.
Ky detaj vuri në lëvizje policinë, e cila më pas bëri zbulimin e madh, duke gjetur në ndërtesë kanabis me vlerë 800 mijë paund. 322 bimë kanabis rriteshin në çatinë e shtëpisë dhe në një temperaturë shumë herë më të lartë nga ajo e ambientit të ftohtë që ishte jashtë.
Policia njoftoi se kanabisi rritej në 4 dhomat e shtëpisë, ku nuk është gjetur asnjë person. Fqinjë shprehen se dyshojnë se aty jetonin persona nga Europa Lindore, por ende policia nuk ka arritur të identifikojë asnjë.

KOHA JONË SONDAZH

