Psikiku që “parashikoi” Trump, zbulon 6 katastrofat e 2017

Edhe pse jemi në mes të vitit, Craig Hamilton Parker, 62 vjeç, ka publikuar parashikimet. I vetëquajtur “profet”, ai ka lindur në Southampton, ai thotë se tashmë ka parashikuar se çfarë do ndodh me ne. Parker publikon parashikimet në faqen e internetit “psychics.co.uk”, faqe që e administron vetë ku dhe zbulon se sa i saktë ka qenë me parashikimet.

Tabloiti britanik “Daily Star”, shkruan se: “Vitin e kaluar ai pretendoi se do të kishte një përpjekje për vrasjen e Angela Merkel dhe fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e SHBA-së. Gjithashtu ai tha se Britania do të lërë BE-në, duke shkaktuar dorëheqjen e David Cameron si Kryeministër, terroristët që synonin qendrat tregtare dhe vendpushimet e tregut”, përshtat “Koha Jonë”.

Por këtë vit, nëse Hamilton-Parker është i saktë, bota mund të bëhet një vend më i rrezikshëm, kjo pasi ai ka parashikuar që:

Dorëheqjen e Hillary Clinton nga politika.

Danimarka dhe Italia, janë vendet e ardhshme për të dalë nga BE-ja dhe kjo do të sjellë rrëzimin e euros.

Kaosi ekonomik në Europë dhe Amerikë, sjell trazira në Romë, Madrid, Berlin, Paris dhe Pragë.

Një sulm toksik ose biologjik në Europë.

Një epidemi globale e gripit.

Eklipsi mbi Amerikën në gusht që përputhet me një rënie të madhe të tregut të aksioneve.

Në faqen e tij të internetit, Hamilton-Parker shton se: “Unë mendoj se përgjatë vitit 2017 dhe 2018, janë vitet kur gjërat shpirtërore do të zbulohen në botë”. Në vitet e mëparshme ai tha se personat e armatosur do të sulmonin Parisin, një nëndetëse bërthamore që hynte në probleme serioze dhe një zbulim arkeologjik në Antarktidë.

Vitin e kaluar ai sugjeroi se mund të ketë një sulm me gaz në një stacion nëntokësor, një grusht shteti politik në Kinë dhe një tërmet i madh që godit Himalajet.

Nga ana tjetër, Baba Vanga, e quajtur “Nostradamus i Ballkanit”, ka parashikuar para se të ndërronte jetë në vitin 1996, se një prishje e marrëdhënieve në BE mund të nxis luftën. Nostradamusi, me sa duket profeti më i famshëm i të gjitha kohërave, thuhet se ka bërë parashikime për këtë vit, duke përfshirë Trump dhe mundësitë e “Luftërave të nxehta”.

Burimi: Daily Star/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP