Publikohen pamjet e para në brendësi të pallatit të shkrumbuar nga flakët në Londër (VIDEO)
Këto janë pamjet e para të filmuara brenda pallatit 27-katësh që u shkrumbua nga flakët në Londër të Anglisë.
Pamjet filmike tregon katin e parë të pallatit të shndërruar në “ferr” të vërtetë pas flakëve të mëdha, ndërkohë që numri zyrtar i të vdekurve ka shkuar në 17.
Asnjë person i ngecur në brendësi të pallatit që u përfshi nga flakët e mëdha mëngjesin e së mërkurës nuk ka mbetur gjallë. Ky është dyshimi të cilit ekipet e shpëtimit i frikësohen. Ata thonë se ende ekziston një numër i panjohur njerëzish të vdekur në brendësi të ndërtesës, por për momentin është shumë e rrezikshme për t’i rikuperuar trupat, nga frika e një shembjeje të godinës.
Kërkime të plota do të bëhen sidomos në katet e sipërme, ku ka pak shpresë që të ketë mbetur njeri gjallë, shkruan Daily Mail.
Dhjetëra persona, me shumë mundësi më shumë se 100, dyshohet se kanë vdekur. 78 të lënduar janë dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që 18 prej tyre janë në gjendje kritike.
KOHA JONË SONDAZH

