Publikohen pamjet, si e dogjën 6 afganët kampin e emigrantëve në Greqi

Ky është momenti kur një nga dy 17-vjeçarët afganë të arrestuar, i vë zjarrin kampit të emigrantëve në Moria duke përdorur një karton të ndezur.

Video u ngarkua sotnë rrjetet sociale, gjashtë ditë pas zjarrit që shkatërroi strukturën e Morisë.

Po sot policia njoftoi arrestimin e gjashtë personave, mes tyre edhe dy 17 vjeçarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kundër tyre është ngritur një çështje për formimin e një organizate kriminale, zjarrvënie, dëmtim të pronës së huaj, qëndrim si dhe armëmbajtje pa leje. Urdhër arrestet u lëshuan dje dhe u ekzekutuan sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë të akuzuarit janë shtetas afganë.

Sipas informacionit, njëri nga 17-vjeçarët ishte vendosur në një strukturë mikpritjeje në Pieria dhe i dyti në një zonë të ngjashme në Selanik. Pjesa tjetër u arrestua në Lesvos.

Zyrtarët qeveritarë zbuluan se persona të tjerë ishin të përfshirë në ngjarjen e martës së kaluar dhe po punohet për identifikimin e tyre.

Por theksuan se gjashtë të arrestuarit janë personat që luajtën rol kryesor në shkatërrimin e strukturës.

Hetimi paraprak konfirmoi se djegia e strukturës së kampit erdhi pas një revolte që shpërtheu kundër karantinimit të 35 afganëve që dolën pozitiv për koronavirusin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?