Publikohet fotoja parë e djalit të Boris Johnson, ja çfarë kuptimi ka emri i veçantë që kanë zgjedhur

Boris Johnson dhe Carrie Symonds ndanë sot foton e parë të djalit të tyre të vogël, të cilin e ka pagëzuar me emrin, Wilfred Laërie Nicholas Jonson

Mediat britanike shkruajnë se emri djalit të kryeministrit ka edhe një pjesë të stafit të mjekëve që i shpëtuan jetën gjatë periudhës së vështirë që kaloi për shkak të koronavirusit.

Fotoja e ëmbël e vogëlushit është postuar nga nëna e tij në Instagram, të cilën e ka shoqeruar dhe me kuptimin e emrit të tij.

“Wilfred Lawrie Nicholas Johnson lindi më 29.04.20 në orën 9:00. Wilfred është emri i gjyshi të Boris. Lawrie është gjyshi im.
Nicolas në nder të dy doktorëve,Nick Price dhe Nick Hart, që i shpëtuan jetën Boris muajin e kaluar.

Faleminderit kaq shumë, për ekipin e pabesueshëm të maternitetit NHS në UCLH që u kujdes për ne aq mirë. Nuk mund të isha më i lumtur. Zemra ime është e mbushur plot”, shkruan Carrie.

Kryeministri britanik ditën e hënë me 27 prill u rikthye në krye të qeverisë pas një mungesë të gjatë 3 javore për shkak të infektimit me koronavirus.

Ai doli pozitiv me COVID-19 në muajin mars dhe ka qëndruar në spital për 1 javë, 3 net në terapi intensive. Por fatmirësisht gjithçka kaloi dhe ia tashmë ndodhet në shtëpi pranë familjes shëndoshë e mirë.

SHKARKO APP