Publikohet për herë të parë vendi ku u varros Krishti (FOTO)
Shkencëtarët për herë kanë ekspozuar sipërfaqen origjinale të atij që tradicionialisht kondierohet varri i Jezu Krishtit. Sipërfaqja e përfolur, ndodhet në Kishën e Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit.
Sipas burimeve, varri ka qenë i mbuluar me veshje mermeri që pas vitit 1555 pas Krishtit, ndoshta edhe shekuj më parë.
Një arkeolog i Shoqatës së National Geographic, u shpreh se:”Mbulimi i mermerit është tërhequr prapa, dhe ne jemi të suprizuar nga sasia e materialit të ndodhur nën të”- deklaroi tha Fredrik Hiebert,
“Do të bëhen analiza të gjata shkencore, por ne më në fund do të jemi të aftë të shohim sipërfaqen origjinale shkëmbore, mbi të cilën sipas traditës, shtrihet trupi i Krishtit”.
Referuar traditës së krishterë, trupi i Jezu Krishtit ishte i vënë në një raft ose në “shtratin e varrimit” ku u vendos në një shpellë gëlqerore pas kryqëzimit të tij nga romakët në vitin 30 ose 33.