Publikohet raporti, Kim Jong vrau vëllain për t’i përcjell botës një mesazh

Në një raport të ri të publikuar së fundmi, thuhet se Kim Jong Un donte ta vriste vëllanë e tij në mënyrën më të tmerrshme të mundshme me qëllim që t’i fuste frikën “pjesës tjetër të botës”.

“Fox News” shkruan se vrasja e guximshme e Kim Jong Nam e ndodhur në muajin shkurt, e ekzekutuar nga ana e dy prostitutave në aeroportin e Kuala Lampur në Malajzi kryesisht ka mister dhe brutalitet. Ka raporte tanimë të reja që thonë se kjo vrasje ka ndodhur paksa në mënyrë amatoreske, pasi në kamerat e sigurisë duken qartësisht prostitutat, ama Kim Jong Un ka demonstruar një forcë të jashtëzakonshme, një fuqi të madhe.

Lideri koreano – verior duke vrarë të vëllanë i tregoi botës se duhet që ta kenë frikë. Gjithashtu gjendet edhe një detaj interesant në vrasje. Ngjarja ka ndodhur në aeroport dhe nuk është rastësi. Ky fakt nga ana e Kim Jong Un tregon se mundet të terrorizojë aeroportet dhe ndaj duhet që t’ia kenë frikën.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?