Punimin e diplomës e kishte plagjiaturë, ministrja jep dorëheqjen

Ministrja austriake , Christine Aschbacher  ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se një pjes e puëve të saj të universitetit ishin plagjiaturë.

Ajo hodhi poshtë të gjitha akuzat por, duhet të merrte vendimin e largimit për të mbrojtur familjen e saj.

Aschbacher, një anëtare e Partisë Popullore Austriake konservatore që udhëheq qeverinë e koalicionit, thuhet se kopjoi të paktën një të pestën e disertacionit të saj të doktoratës nga burime të tjera, si dhe pjesë të disertacionit të saj, sipas akademikut Stefan Weber, i cili është specialist në zbulimin e plagjiaturës.

Kancelari Sebastian Kurz falënderoi Aschbacher për punën e saj dhe se pranonte vendimin e saj.

Ditën e sotme (10 janar) ai emëroi studiuesin ekonomik, Martin Kocher si ministrin e ri.

SHKARKO APP