Punonjësi vodhi 88 mijë dollarë nga një kasafortë banke, rrjetet sociale e marrin në qafë

Nëse po grabisni lekë vazhdimisht në një kasafortë banke, nuk është ide e mirë që të lini prova në rrjetet tuaja sociale.

Një punonjës banke në Charlotte, Karolinën e Veriut, vodhi rreth 88.000 dollarë nga një kasafortë.

Dhe ai përdori rrjetet sociale për t’iu shitur mend ndjekësve për jetesën luksoze që po bënte.

Por kjo gjë e mori në qafë 29-vjeçarin Arlando Henderson, i cili u gjurmua nga FBI në San Diego dhe u arrestua.

Sipas akuzave Henderson grabiti para nga kasaforta në 18 raste të ndryshme përgjatë vitit.

Në korrik dhe gusht, i riu përdori mediat sociale për të postuar foto të tij me para kesh në dorë.

Gjithashtu përdori paratë e grabitura për të blerë një Mercedes-Benz me vlerë 20.000 dollarë.

Por përdori mashtrim me kreditë për të blerë makinën luksoze.

Ai falsifikoi dokumentet bankare për të marrë kredinë për veturën nga një institucion tjetër financimi për të mbuluar bilancin e mbetur të automjetit.

Në postimet në Facebook dhe Instagram, ai shihet duke pozuar me një Mercedes të bardhë në Hollywood.

Por jetesa e tij luksoze zgjati shumë pak pasi ka rënë në prangat e policisë.

SHKARKO APP