Pushime verore në Greqi? Ja kushtet që duhet të plotësoni
Po mendoni për pushimet verore? Doni që të shkoni jashtë Shqipërisë por ju step pandemia Covid-19?
Greqia ka bërë të ditur kushtet që duhet të plotësojnë turistët e huaj për t’u futur në territorin helen.
Greqia synon të nisë sezonin turistik në mesin e muajit maj, është shprehur ministri i turizmit, Harry Theocharis, ndërsa bëri të ditur se, njerëzit të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19, kanë antitrupa ose një test negativ mund të udhëtojnë në Greqi këtë verë.
“Greqia është gati me një protokoll të plotë për verën 2021. Turistët do të jenë të mirëpritur nëse para udhëtimit ose janë vaksinuar, ose kanë antitrupa, ose test negativ. Të gjithë turistët do t’i nënshtrohen testimit të rastësishëm“, tha ai.
Sipas ministrit, autoritetet do t’i jepnin përparësi vaksinimit të njerëzve që punojnë në sektorin e mikpritjes pasi të vaksinohen më të prekshmit dhe po mandatojnë testimin e shpeshtë të punonjësve.
Turizmi është një fitues i madh i të ardhurave për Greqinë, e cila ka udhëhequr thirrjet për një certifikatë vaksinimi në të gjithë BE-në për të ndihmuar zhbllokimin e udhëtimeve.
Industria e Turizmit përbën rreth një të pestën e ekonomisë greke dhe punëson një në pesë punëtorë, por këto arritjet ranë vitin e kaluar për shkak të pandemisë.