Pushtimi i Ukrainës, Blinken nis një vizitë 6 ditore në Europë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të nisë një tur në 6 vende të Europës përgjatë 6 ditëve të ardhshme, në një kohë kur konflikti në Ukrainë sa vjen e intensifikohet.

Blinken pritet të vizitojë liderët e BE dhe NATO-s në Bruksel, ashtu sikurse edhe zyrtarët nga Polonia, Moldavia, Letonia, Lituania dhe Estonia.

Gjatë fjalës së tij këtë të mërkurë, Blinken tha se kriza po shndërrohej me shpejtësi në një kërcënim për stabilitetin në Europë dhe rregullin global në përgjithësi.

Ai shprehu shqetësim për sulmet e forcave ruse që nuk kursejnë civilët dhe retorikën provokuese për armët bërthamore.

SHKARKO APP